Shërbimet kryesore
Trajtimi i plagës Diabetike
Ekipi ynë i mjekëve të specializuar përkushtohet plotësisht dhe ofron një shërbim të personalizuar për pacientët me plagë diabetike.
Protokollet e avancuara dhe pajisjet diagnostifikuese më të fundit, përdoren për të siguruar një vlerësim të saktë dhe trajtim efektiv të pacientit. Në klinikën tonë, e rëndësishme po aq sa mjekimi, është edhe edukimi i pacientit diabetik me një mënyrë të shëndetshme jetese dhe kujdesi që duhet të tregojë gjatë ditës.
Fizioterapia dhe Fiziothermia
Ofrojmë një eksperiencë të personalizuar në fizioterapi dhe fiziothermi, duke përdorur teknologjinë më moderne dhe metodat më të avancuara.
Përdorimi i protokolleve të personalizuara siguron një rehabilitim efektiv dhe një rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet normale.
Rehabilitimi Post Traumatik
Ekipi ynë i specializuar në rehabilitim, ndihmon pacientët në kthimin e jetës së tyre të përditshme pas lëndimeve traumatike.
Përdorimi i terapive të specializuara dhe monitorimi i vazhdueshëm, sigurojnë një trajtim të përshtatur sipas progresit të secilit pacient.
Plantaret, Bustet dhe Ortezat e Personalizuara
Në mënyrë të personalizuar, ofrojmë produkte ortopedike të krijuara për të përshtatur me nevojat e secilit pacient.
Materialet cilësore italiane dhe gjermane si dhe përdorimi i teknologjisë së fundit sigurojnë një përshtatje dhe mbështetje optimale.
Proteza të jashtme
Protezat ortopedike janë pajisje mekanike që përdoren për zëvendësimin e pjesëve të humbura të trupit. Përdoren pas amputacionit, për shkak të sëmundjeve ose defekteve të lindura. Këto pajisje përmirësojnë lëvizshmërinë dhe pavarësinë e personave të prekur. Materialet përdorura ofrojnë stabilitet dhe fleksibilitet. Përshtatja kërkon masat e detajuara dhe inxhinieri të përshtatjes së pajisjes. Procesi përfshin fazat e hartimit, provave dhe përshtatjes individuale të pacientit.