Shërbimet kryesore

Trajtimi i plagës Diabetike

Ekipi ynë i mjekëve të specializuar përkushtohet plotësisht dhe ofron një shërbim të personalizuar për pacientët me plagë diabetike.

Protokollet e avancuara dhe pajisjet diagnostifikuese më të fundit, përdoren për të siguruar një vlerësim të saktë dhe trajtim efektiv të pacientit. Në klinikën tonë, e rëndësishme po aq sa mjekimi, është edhe edukimi i pacientit diabetik me një mënyrë të shëndetshme jetese dhe kujdesi që duhet të tregojë gjatë ditës.

Fizioterapia dhe Fiziothermia

Fizioterapia dhe Fiziothermia

Ofrojmë një eksperiencë të personalizuar në fizioterapi dhe fiziothermi, duke përdorur teknologjinë më moderne dhe metodat më të avancuara.

Përdorimi i protokolleve të personalizuara siguron një rehabilitim efektiv dhe një rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet normale.

Reabilitimi Post Traumatik

Rehabilitimi Post Traumatik

Ekipi ynë i specializuar në rehabilitim, ndihmon pacientët në kthimin e jetës së tyre të përditshme pas lëndimeve traumatike.

Përdorimi i terapive të specializuara dhe monitorimi i vazhdueshëm, sigurojnë një trajtim të përshtatur sipas progresit të secilit pacient.

Plantaret, Bustet dhe Ortezat e Personalizuara

Plantaret, Bustet dhe Ortezat e Personalizuara

Në mënyrë të personalizuar, ofrojmë produkte ortopedike të krijuara për të përshtatur  me nevojat e secilit pacient.

Materialet cilësore italiane dhe gjermane si dhe përdorimi i teknologjisë së fundit sigurojnë një përshtatje dhe mbështetje optimale.

 

Proteza te jashtme

Proteza të jashtme

Protezat ortopedike janë pajisje mekanike që përdoren për zëvendësimin e pjesëve të humbura të trupit. Përdoren pas amputacionit, për shkak të sëmundjeve ose defekteve të lindura. Këto pajisje përmirësojnë lëvizshmërinë dhe pavarësinë e personave të prekur. Materialet përdorura ofrojnë stabilitet dhe fleksibilitet. Përshtatja kërkon masat e detajuara dhe inxhinieri të përshtatjes së pajisjes. Procesi përfshin fazat e hartimit, provave dhe përshtatjes individuale të pacientit.

Open chat
Na kontaktoni...
Si mund të ju asistojmë?